
Mbappe - Vinicius
Real Madrid mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, teksa mposhti 2-0 skuadrën e Real Betis. Të dy golat u shënuan nga Kylian Mbappe, i cili në këtë mënyrë nis të shkëlqejë me madrilenët.
Pas sfidës francezi ka folur për mediat spanjollë, ndërsa është pyetur edhe për raportin e shumë diskutuar mes tij dhe Vinicius. Sipas Mbappe dyshja gëzon një raport shumë të mirë dhe fakti që janë të njohur bën që ndjerëzit të flasin për to.
“Të flasim për mua dhe Vinin? Është në rregull, ne jemi të famshëm, e kuptojmë se njerëzit flasin. Trajneri tha se të dy i ekzekutojmë penalltitë? Nuk dua t’i sforcojë gjërat, ky nuk është mentaliteti im”, u shpreh francezi.
Poll