Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Kontratë 6-vjeçare dhe ofertë marramendëse, Real Madrid rinovon me talentin madrilen

Shkruar nga NEWSPORT
Kontratë 6-vjeçare dhe ofertë marramendëse, Real Madrid
Raul Asencios

Real Madrid ka rinovuar kontratën me Raul Asencios deri në vitin 2031 dhe tashmë mes palëve do të vazhdojë bashkëpunimi. Kështu 22-vjeçari do të jetë pjesë e “Los Blancos” si një pjesë e rëndësishme e formacionit të Xabi Alonsos.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje nga ana e klubit ende nuk është bërë, por pritet të jetë shumë shpejt. Ndërkohë Fabrizio Romano ka zbuluar se klauzola e lirimit të tij do të jetë 1 miliard euro.

Gjithashtu mbrojtësi do të marrë edhe një numër të ri në sezonin e ri te Madrilenët.

“Raul Asencio ka nënshkruar një kontratë të re të vlefshme deri në qershor 2031. Real Madridi e konsideron atë pjesë të së ardhmes dhe klauzola e lirimit do të jetë 1 miliard euro.

Los Blancos aktivizuan një klauzolë në marrëveshjen e tij me lojtarin e akademisë në mars për të zgjatur kontratën dhe për të hequr klauzolën prej 50 milionë eurosh.

Asencio do t’i jepet një numër i ri fanelle sezonin e ardhshëm. Ai e mbajti numrin 35 këtë sezon, por do të marrë një numër në ekipin e parë midis 1 dhe 25”, shkruan Romano.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga