
Xavi Hernandez është rikthyer të flasë për aventurën e tij te Barcelona. Ish-trajneri i katalanasve në një intervistë të dhënë së fundi ka theksuar se pavarësisht sfidave dhe pengesave koha e tij e kaluar te Barcelona ishte një sukses.
Pavarësisht rezultateve jo të mira, sërish këmbëngul që të mos e konsideroj një dështim, pasi sipas tij ka punuar në kushte relativisht shumë të vështira. Ai pranoi se pritshmëritë ishin të larta dhe se lidhja e tij e thellë me Barcelonën e bëri punën më të vështirë.
“Nëse shikoni rekordin tonë dhe unë përfshij stafin tim stërvitor është shumë pozitiv. Klubi ishte në një nga periudhat e tij më të këqija në histori, ndoshta edhe më keq se fillimi i mijëvjeçarit.
Ndoshta lidhja ime emocionale me klubin më lëndoi ndonjëherë, isha shumë emocional, por kjo ishte një përvojë e vërtetë mësimore për mua.
Kam bërë disa gabime në menaxhim. Largimi i Busquets na detyroi të ri-mendojmë stilin tonë të lojës. Zgjodha të luaja me një mesfushë prej tre lojtarësh sulmues, por nuk ishte gjithmonë opsioni më i mirë.
Përtej titujve, ndihem krenar që i kam besuar një brezi të ri si Fermin Lopez, Lamine Yamal, Pau Cubarsi dhe Alejandro Balde… Ata përfaqësojnë të ardhmen e klubit”, ka përfunduar ish-i i Barçës.