Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Klubi madrilen në zi, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare kapiteni më jetëgjatë

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi madrilen në zi, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare
Enrique Collar

Legjenda e Atletico Madridit, Enrique Collar, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, njoftoi klubi madrilen. Ish-kapiteni për gati një dekadë konsiderohet një nga figurat më simbolike në historinë e “Colchoneros”.

Gjatë 16 sezoneve me Atletico Madridin, nga viti 1953 deri në 1969, Collar zhvilloi 470 ndeshje dhe shënoi 105 gola. I njohur me nofkën “El Niño”, ai mbajti shiritin e kapitenit nga viti 1960 deri në 1969, një rekord për klubin.

Në këtë periudhë ai fitoi një titull të La Ligës, tre Kupa të Mbretit dhe një Kupë të Kupave. Collar luajti edhe 16 ndeshje me Spanjën, mori pjesë në Botërorin e vitit 1962 dhe u tërhoq nga futbolli në vitin 1970 pas një sezoni të fundit me Valencian.

Poll

Lexo gjithashtu