Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Kisha shumë arsye për t’u dorëzuar”, Raphinha: Futbolli është i vështirë, profesion që të shkatërron

Shkruar nga NEWSPORT
“Kisha shumë arsye për t’u dorëzuar”, Raphinha:
Raphinha

Raphinha është shndërruar këtë sezon në një element kyç te ekipi i Barcelonës. Braziliani ka arritur të fitojë besimin e Hansi Flick dhe tashmë është një protagonist me katalanasit.

Sezoni i parë i tij në Katalonjë nuk ishte aspak i thjeshtë për të, teksa shpesh herë ka menduar largimin. Braziliani ka theksuar se futbolli është i vështirë dhe sezonin 2022/2023 ka kaluar shumë momente të vështira, teksa herë pas herë e kanë shoqëruar edhe lotët.

“Nëse punon shumë dhe dëshiron të kesh një karrierë futbolli, nuk duhet të heqësh dorë. Kisha shumë arsye për t’u dorëzuar, për të lënë mënjanë futbollin dhe për të vazhduar jetën time. Është një profesion që të shkatërron. Kisha momente kur kthehesha në shtëpi dhe nuk e dija nëse do të ngrihesha në mëngjes për të stërvitur sërish. Kam qarë shumë.

Bëj punë psikologjike sepse e pashë që është shumë e rëndësishme. Të gjithë duhet ta bëjnë këtë sepse ndihmon shumë. Nëse nuk kujdesesh për veten, futbolli të shkatërron. Është shumë e lehtë të biesh në depresion dhe të lëmë gjithçka pas”, deklaroi sulmuesi brazilian për RAC1.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga