
Eduardo Camavinga
Eduardo Camavinga është një nga futbollistët më të kërkuar nga disa ekipe. Francezi ka kontratë me Real Madrid deri në qershor të vitti 2029, por nuk ka mundur të ketë minutat e dëshiruara te madrilenët.
PSG dhe Manchester City janë të interesuar për shërbimet e tij dhe 22-vjeçari mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Të vetëdijshëm për interesimet ndaj tij, drejtuesit i kanë vendosur çmim 22-vjeçarit.
Sipas “Fichajes” bëhet me dije se “Los Blancos” kërkojnë minimalisht 70 miklionë euro për të nisur negociatat me klubet e interesuar. Nëse në zyrat e klubit mbërrijnë oferta sipër kësaj shume atëherë do të nisin edhe negociatat për shitjet e tij.
Poll