Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Kërcimi i fundit”, Toni Kroos zyrtarizon tërheqjen nga futbolli

Shkruar nga NEWSPORT
“Kërcimi i fundit”, Toni Kroos zyrtarizon tërheqjen nga
Toni Kroos

Toni Kroos do të varë këpucët në gozhtë në fund të këtij sezonit. Më saktësisht pas Euro 2024, mesfushori gjerman do të pensionohet, duke i dhënë fund kështu një karrierë mjaft të suksesshme si futbollist.

Legjenda madrilene e ka bërë të ditur vendimin e tij për tu tërhequr nga futbolli në rrjetet sociale, ku falenderon të gjithë tifozët e Real Madrid për mikptirtjen. Ndër të tjera ai theksoi se gjithmon ka dashur të mbyllë karrierën në kulmin e saj dhe tashmë do të ndodhë siç e ka “ëndërruar” gjithmonë.

34-vjeçari nuk lë pa përmendur edhe finalen e Champions League, ku shpreson shumë ta mbyllë këtë aventurë me trofe. Pikërisht finalja e këtij kompeticioni ndaj Dortmund do të jetë “kërcimi” i fundit i gjermanit te madrilenët.

“17 korrik 2014 – dita e prezantimit tim në Real Madrid, dita që ndryshoi jetën time. Jetën time si futbollist – por veçanërisht si person. Ishte fillimi i një kapitulli të ri në klubin më të madh në botë. Pas 10 vitesh, në fund të sezonit ky kapitull merr fund. Nuk do ta harroj kurrë kohën e suksesshme!

Do të doja të falënderoja veçanërisht të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan. Por veçanërisht dua t’ju falënderoj, të dashur Madridistë, për dashurinë tuaj nga dita e parë deri në të fundit.

Në të njëjtën kohë ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë këtë verë pas kampionatit evropian.

Jam i lumtur dhe krenar që në mendjen time gjeta kohën e duhur për vendimin tim dhe që mund ta zgjidhja vetë. Ambicia ime ishte gjithmonë të përfundoja karrierën time në kulmin e nivelit tim të performancës. Tani e tutje ka vetëm një mendim kryesor: a por la 15!!! HALA MADRID Y NADA MAS!”, shkroi Kroos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Toni Kroos (@toni.kr8s)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga