
Luka Modric
Të shtunën në orën 16:15, Real Madridi do të presë në shtëpi Real Sociedadin për ndeshjen e javës së fundit të LaLigas. Por kjo ndeshje nuk është thjesht mbyllja e sezonit për “Los Blancos”.
Ditën e sotme, Real Madridi ka njofuar se Luka Modric do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Mesfushori kroat po largohet nga kryeqyteti si lojtari më i dekoruar në histori të “galaktikëve”
“Los Blancos” e bleu mesfushorin kroat në 2012 nga Tottenham për shifrën e 35 milionë eurove. Me fanellën e Real Madridit, Luka Modric ka zhvilluar gjithsej 590 paraqitje, ndërsa kulmin e arriti në vitin 2018 ku fitoi dhe Topin e Artë.
View this post on Instagram