Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Kënaqësi të drejtoj Realin”, Carlo Ancelotti: Mund të fitojmë sërish Champions. E ardhmja? Nuk e di

Shkruar nga NEWSPORT
“Kënaqësi të drejtoj Realin”, Carlo Ancelotti: Mund
Carlo Ancelotti

Real Madrid ia doli që në vitin 2024 të shtonte në koleksionin e tyre edhe një tjetër trofe. Madrilenët e mbyllin këtë vit kalendarik me Kupën Interkontinentale.

Mjaft i lumtur është shprehur Carlo Ancelotti, i cili është mjaft krenar që nodhet në krye të “Los Blancos”. Ndër të tjera ka nënvizuar se Reali mund të fitojë sërish Champions League, pasi janë një skuadër që kurrë nuk dorëzohen.

Ndër të tjera foli edhe për të ardhmen e tij, teksa theksoi se nuk e di se sa do të vazhdojë qëndrimi  në “Bernabeu”.

“Ta drejtoj Real Madridin është një nder dhe një kënaqësi. E kam thënë se për të fituar nuk është e lehtë, por të fitosh me Real Madridin është paksa më e lehtë sesa diku tjetër.

Objektiv yni është të shkojmë dhe të luajmë në finale, e kemi vendosur këtë objektiv edhe në këtë sezon. Rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë deri tash, i kemi edhe dy ndeshje për t’u kualifikuar dhe më pas të shohim.

 Në Evropë e vetmja skuadrës që e ka bërë një udhëtim të pastër ishte Liverpool, i cili është në krye të Championsit dhe në Premierligë.  Por, më pas në mars e në prill është koha kur duhet të jesh i gatshëm dhe të mundohesh të fitosh.

A do të jetë Real Madridi klubi i fundit i Ancelottit? E kush e di, këtë nuk mund ta dimë. Kush e di se edhe sa vite do të qëndroj këtu. E kam një kontratë dyvjeçare, por kontratat mund të ndërpriten, por edhe të zgjaten”, ka përfunduar italiani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga