
Dani Olmo
Dani Olmo do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës. Drejtuesit katalanas ditën e djeshme arritën marrëveshjen me Leipzig për transferimin e spanjollit, teksa me këtë të fundit akordi personal ishte arritur ditë më parë.
Sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se sot golashënuesi i Euro 2024 ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te Barça. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i këtij operacioni.
Ky transferim u ka kushtuar arkave të Barçës plot 55 milionë euro dhe 7 milionë të tjera në formë bonusesh.
???????????? Dani Olmo has completed his medical tests as new Barcelona player. pic.twitter.com/D9UXbZUezI
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 7, 2024
Poll