
Frenkie de Jong
Barcelona ka njoftuar së fundmi se Frenkie de Jong ka një ndrydhje në kyçin e këmbës së djathtë. Gjithçka ndodhi në El Clasicon e mbrëmshme, që katalanasit humbën 3 me 2 përballë Real Madrid.
"Testet e kryera të hënën kanë konfirmuar se Frenkie de Jong ka një ndrydhje të kyçit të këmbës së djathtë. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij”, shkruhet në njoftimin e Barcelonës.
Kujtojmë se de Jong la fushën e lojës në minutat shtesë të pjesës së parë. Rezultati ishte 1 me 1, kur Pedri mori vendin e hollandezit.
Tashmë mbetet për t’u konfirmuar si do shkojë ky dëmtim. Dëmtime të tilla në futboll kërkojnë nga 3 javë deri në disa muaj për rikuperimin.
Poll