Juventusi nuk ka ndërmend të heqë “dorë” nga Ferran Torres. Drejtuesit e bardhezinjve e pëlqejnë shumë spanjollin, ndërsa e tentuan atë edhe gjatë merkatos së verës.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se “Zonja e Vjetër’ do të tentojë të rihapë bisedimet sërish në merkaton e ardhshme, ndërsa do të vazhdojë të këmbëngulë për shërbimet e futbollistit. Sulmuesi spanjoll është i përqendruar te Barça aktualisht, ku kërkon të lërë gjurmë nën drejtimin e Hansi Flick.
Pavarësisht dëshirës së 24-vjeçarit për të qëndruar, drejtuesit katalanas siç dihet do të hiqnin dorë nga shërbimet e tij nëse do të vinte një ofertë e majme, e cila padiskutim do të “kënaqte” interesat e klubit.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me spanjollin në muajt e ardhshëm dhe nëse blaugranat do të lejojnë largimin e tij apo jo.