Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Jo vetëm Alexander-Arnold për verën, Reali gati t’i “grabisë” mbrojtësin tjetër Liverpoolit

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Alexander-Arnold për verën, Reali gati t’i
Ibrahima Konate, Virgil Van Dijk

Reparti që ndoshta ka patur më shumë vështirësi te Real Madridi këtë sezon është mbrojtja. Duke parë mungesat e shumta të “Los Blancos” në repartin difensiv për shkak të disa dëmtimeve, ekipi madrilen shpesh herë është detyruar të inkuadrojë në mbrojtje mesfushorët.

Në verën e këtij viti, Alexander-Arnold është objektivi i Real Madridit, duke u shqyrtuar për të ardhur me parametra 0 nga Liverpooli. Megjithatë, nuk është vetëm mbrojtësi britanik në listën e “galaktikëve” për sezonin e ardhshëm.

Së fundmi, Real Madrid ka shkruajtur në listën e merkatos dhe emrin e Ibrahima Konate. Siç raporton prestigjiozja “Daily Mail”, mbrojtësi francez i cili skadon në vitin 2026 me Liverpool, mendohet të sigurohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga