Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Jashtë planeve të Barcelonës, klubi spanjoll rikthen sulmuesin në “shtëpi”

Shkruar nga NEWSPORT
Jashtë planeve të Barcelonës, klubi spanjoll rikthen sulmuesin
Vitor Roques

Palmeiras është duke negocuar marrëveshjen me yllin brazilian Vitor Roque. Klubi brazilian ka arritur një marrëveshje me Barcelonën për një tarifë transferimi prej 25 milionë euro plus një klauzolë rishitjeje prej 20%.

Megjithatë marrveshja ende nuk ka përfunduar, pasi klubi spanjoll ka fjalën e fundit nëse do ta lejojë transferimin te Palmeiras. Kjo për shkak se sulmuesi brazilian është huazuar nga Barcelona te Real Betis.

Trajneri i Betis, Manuel Pellegrini dhe klubi janë duke vlerësuar situatën dhe pritet të japin vendimin përfundimtar.

Nëse Betis jep dritën jeshile, Roque do rikthehet në shtëpinë e tij në Brazil, por këtë herë në radhët e Palmeiras.

Kujtojmë se sulmuesi 19-vjeçar më parë është aktivizuar në Brazil me ekipe si, América-MG U17, Cruzeiro dhe Athletico Paranaense. Tashmë Roque është gati për aventurën e tij të re në vendlindje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga