Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Ishte afër largimit, Raphinha flet pa “doreza”: Ishte i vetmi person që mund të më ndalonte, ajo telefonatë më ndryshoi të menduarit

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte afër largimit, Raphinha flet pa “doreza”: Ishte i vetmi
Hansi Flick - Barcelona

Raphinha ishte shumë afër largimit nga Barcelona në verën e kaluar. Braziliani vendosi të qëndrojë vetëm në ditët e fundit të merkatos.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar se kush e bindi për të qëndruar në “Camp Nou”. Rol kryesorë padiskutim ka luajtur trajneri Hansi Flick, i cili e ka telefonuar personalisht brazilianin, ndërsa i ka treguar se dëshiron të mbështet tek ai për të ndërtuar ekipin.

“Nuk isha vetëm unë që mendova për largim, shumë njerëz donin që unë të largohesha. Shumë tifozë, ndoshta bordi, nuk ishin të kënaqur me atë që po bëja, shumë njerëz donin që unë të largohesha.

Unë jam dikush që mendon se nëse nuk je i mirëpritur diku, është më mirë të mos jesh aty. Nuk ka kuptim të përplasësh kokën në mur. I kam të qarta gjërat.

Nëse nuk më donin këtu, po largohem. Kam qëllime personale; dua të luaj. Ndoshta para se të fillonte sezoni, mendova se nuk do të luaja, por e di kush jam. E di si kujdesem për veten, si i përkushtohem profesionit tim dhe e di që kur ndryshoi trajneri, pata një mundësi të re për të treguar potencialin tim dhe mënyrën time të punës.

Kjo më bëri të mendoja për të qëndruar. Trajneri më kishte telefonuar dhe më kishte thënë se po mbështetej tek unë. Ajo telefonatë ishte shumë e rëndësishme sepse ndryshoi mënyrën time të të menduarit. I vetmi person që mund të më kishte ndaluar të largohesha ishte Flick, dhe ai e bëri”, ka theksuar braziliani, i cili vendosi të qëndrojë, teksa tashmë të gjithë e dimë se çfarë bëri në këtë sezon. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga