Zëvendësi i Vinicius dhe reagimi i brazilianit në momentin e zëvendësimit në “El Clasico” kundër Barcelonës bëri bujë me mediat botërore. Vetëm 1 ditë pas këtij dueli, Vinicius u kërkoi falje publikisht trajnerit, lojtarëve dhe klubit e tifozëve për sjelljen e tij.
Por a e ka folur Xabi Alonso futbollistin e tij? Kjo ishte pyetja e parë që iu bë spanjollit në konferencën për shtyp në prag të sfidës mes Realit Dhe Valencias. Timonieri i madrilenëve theksoi se nuk ka asnjë çështje për të diskutuar dhe falja e Vinicius ishte me fjalë zemre.
“Pas ndeshjes me Barcelonën kishim dy ditë pushim. Të mërkurën u takuam të gjithë dhe Vinicius mbajti një fjalim ku vura re se fjalët e tij ishin të sinqerta. Për mua mbyllet këtu kjo situatë”, deklaroi Alonso. Kujtomë se dueli mes Realit dhe Valencias është parashikuar të zhvillohet ditën e nesërme në orën 21:00 në "Santiago Bernabeu".
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       