
Vinicius shpesh kohët e fundit ka qenë në qendër të diskutimeve nëse do të largohet nga Real Madrid apo jo. Kjo pasi në drejtim të tij ka interesime dhe oferta të shumta, sidomos nga Arabia Saudite.
Në lidhje me këto zhvillime ka folur vetë futbollisti i madrilenëve. Braziliani shprehet mjaft i lumtur që ndodhet në Madrid dhe se nuk dëshiron largimin. Ndër të tjera nënvizon se dëshiron të bëhet një legjendë e këtij klubi, pasi po luan me më të mirët.
“Arabia Saudite? Jam shumë i qetë sepse kam kontratë deri në qershor të vitit 2027 dhe me të vërtetë… mezi pres ta rinovoj.
Real Madridi është vendi më i mirë për të qenë, unë luaj me më të mirët… Jam shumë i lumtur. Dua të bëhem legjendë dhe shkruar historinë në këtë klub futbolli”, ka theksuar braziliani.
View this post on Instagram