Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

I është garantuar vendi i titullarit? Wojciech Szczesny thyen heshtjen pas kalimit te Barça

Shkruar nga NEWSPORT
I është garantuar vendi i titullarit? Wojciech Szczesny thyen heshtjen
Wojciech Szczesny

Wojciech Szczesny u zyrtarizua ditën e djeshme te skuadr e Barcelonës, me polakun që do të zëvendësojë te katalanasit të dëmtuaritn Marc-Andre ter Stegen. 34-vjeçari vazhdon të luajë futboll pavarësisht se vetëm pak muaj më parë njoftoi pensionimin, por diçka e tillë nuk do të ndodhë deri në fund të këtij sezoni.

Szczesny ka folur pas transferimit te Barça, ndërsa ka thyer heshtjen, ndërsa flet për një nga çështjet më kryesorë që është diskutuar ditët e fundit, nëse nga drejtusit i është premtuar vendi i titullarit apo jo.

Polaku ka theksuar se diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe është transferuar te Barça për të ndihmuar ekipin pas dëmtimit të Ter Stegen.

“Unë nuk kam pasur asnjë garanci për vendin numër një në Barca. Në futboll, nuk ka garanci. Unë jam këtu për të garuar. Nëse humbas garën dhe Inaki Pena luan mirë këtë sezon, nuk do të trishtohem. Klubi më kërkoi të ndihmoj dhe unë do ta bëj”, ka deklaruar polaku.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga