Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Humbja ndaj Barcelonës mbush “kupën”, tifozët thirrje drejtuesve për Alonson: Shkarkojeni menjëherë, nuk është i duhur për Realin!

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja ndaj Barcelonës mbush “kupën”, tifozët thirrje
Xabi Alonso

Real Madrid u mposht nga Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan 3-2 ndaj madrilenëve dhe kjo humbje siç duket ka mbushur “kupën” e tifozëve.

Mbështetësit e “Los Blancos” kanë shpërthyer në rrjetet sociale kundër Xabi Alonsos. Ky i fundit prej javësh është në një situatë aspak të këndshme mbi të ardhmen e tij dhe stoli i “lëkundur” nuk po gjen dot qetësinë.

Presioni mbi të është rritur dhe tifozët kërkojnë nga drejtuesit që spanjolli të shkarkohet menjëherë. Sipas tyre nuk është i duhuri për të drejtuar Real Madrid, ku siç duket rezultatet e marra me në krye Alonson kanë zemëruar tifozët.

“Shkarkojeni menjëherë. Xabi Alonso nuk është njeriu i duhur për Real Madridin. Mjaft më me eksperimente në ‘Clasico’”, ishin disa nga komentet e tifozëve pas humbjes ndaj Barcelonës. Në këto kushte ditë vendimtare priten të jenë këto në Madrid, ku krerët e klubit duhet të vendosin mbi të ardhmen e Alonson dhe për skuadrën në gjysmën e mbetur të sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu