Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Humbën 0-3 ndaj Monaco, Hansi Flick: Barcelona është gati për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Humbën 0-3 ndaj Monaco, Hansi Flick: Barcelona është gati
Hansi Flick

Barcelona u mposht mbrëmjen e djeshme nga Monaco me rezultatin turpërues 0-3 në Trofeun Gamper. Një humbje që lë shije të hidhur përpara fansave katalana, por nuk shqetëson shumë trajnerin Hansi Flick.

“Në minutat e para ishim vendosur mirë në fushë. Luajtëm me ritmin e ndeshjeve përgatitore ne SHBA. Më pas lamë lojën dhe humbëm kontrollin. Tentuam të përmirësohemi në fushë, por nuk ia dolëm.

Barcelona është gati për të përballur sezonin e ri. Ne e treguam këtë në SHBA. Përballë kishim një kundërshtar të madh. Mendoj se në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Valencias gjithçka do të jetë ndryshe.

Ndaj Monacos problemi ishte presioni, pasi nuk e bëmë siç duhej. Duhet të punojmë më shumë dhe të stërvitemi mirë. E pamë çfarë ndodh kur nuk e bën presionin ashtu siç duhet. Mendoj se Dani Olmo mund të bëjë diferencën”, deklaroi Flick.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga