
Paraqitjet e këtij sezoni të Nico Williams kanë marrë vëmendjen e disa prej klubeve ‘Big’ të Europës. Skuadra të ndryshme angleze, por edhe spanjollë i janë ‘qepur’ nga pas sulmuesit të Athletic Bilbaos.
Por është Chelsea ekipi në ‘pole-position’ për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit. Sipas mediave angleze, “Blutë e Londrës” janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë se 50 milionë euro për të transferuar Nico Williams në “Stamford Bridge”. Në krahun tjetër, oferta vështirë të refuzohet nga futbollisti, i cili pritet t’i japë fund aventurës së tij 11 vjeçare te Bilbao.
Kujtojmë që Williams ka qenë një nga pikat kyçe të ekipit spanjoll në këtë sezon. Në 30 ndeshje të zhvilluara, Williams ka shënuar 6 gola, teksa ka asistuar në 14 të tjerë. 21-vjeçari njihet gjithashtu për afësitë e mira teknike dhe shpejtësinë.