
Griezmann, Koke
Ky mund të jetë sezoni i fundit i Antoine Griezmann në klubin e Atletico Madridit. Sulmuesi i kombëtares së Frances me shumë gjasa do të largohet nga “colchoneros” për të shkuar përtej oqeanit.
Siç raportojnë mediat spanjolle, dëshira e 33-vjeçarit është për tu transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në klubin e Los Angeles FC. Gjithashtu, edhe Atletico Madrid nuk do të pengojë Griezmann për vendimin e tij.
Ky i fundit do të ketë vendosur për të ardhmen e tij deri në fund të muajit mars. Atletico Madridi është ende në garë për fitimin e titullit kampion, diçka që Griezmann ende nuk e ka shijuar.
Poll