Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

FOTOLAJM/ Përkrah Bellingham dhe Raphinhas, Vedat Muriqi “on-top” në La Liga

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Përkrah Bellingham dhe Raphinhas, Vedat Muriqi
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi vazhdon të jetë një lider i padiskutueshëm te Mallorca. Sulmuesi i Kosovës ishte vendimtar me golin e tij në fitoren 3-1 që Mallorca mori ndaj Elche në javën e 16-të të la Liga.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e 3-të për të tijtë në minutën e 89-të të sfidës, duke vulosur kështu fitoren. Por përveç kësaj, paraqitja e ish-it të teutës ishte fantastike gjatë gjithë ndeshjes, teksa ishte një shqetësim koinstant për mbrojtësit kundërshtarë.

Në këto kushte është zgjedhur nga “SofaScore” në formacionin më të mirë të javës së 16-të të kampionatit. Madje Muriqi është vlerësuar edhe me notën 8, duke u vendosur kështu përprah yjeve të Real Madrid dhe Barcelonës.

Në formacionin e javës, Muriqi është vendosur në majën e sulmit, teksa pas tij janë pozicionuar Jude Bellingham dhe Raphinha.

 

FOTOLAJM/ Përkrah Bellingham dhe Raphinhas, Vedat Muriqi
 


 

Poll

Lexo gjithashtu