
Toni Kroos & Cristiano Ronaldo
Toni Kroos do të varë këpucët në gozhdë në fund të këtij sezonit. Më saktësisht pas Euro 2024, mesfushori gjerman do të pensionohet, duke i dhënë fund kështu një karrierë mjaft të suksesshme si futbollist.
Pikërisht për ‘pensionimin’ e Kroos nga futbolli, ka reaguar Cristiano Ronaldo.
“Për gjithçka dhe për kaq shumë, Toni! Çfarë nderi që kam ndarë fushën me ju. Gjithë të mirat për të ardhmen”, është komenti i bërë nga CR7 në postimin ku Kroos ka njoftuar mbi vendimin e tij.
Kujtojmë që Ronaldo dhe Kroos kanë qenë shokë ekipi për 4 sezone radhazi, kur të dy këta aktivizoheshin me Real Madrid në Spanjë.

Komenti i bërë nga Cristiano Ronaldo
Poll