Kylian Mbappe - Mohamed Salah
Mohamed Salah me shumë mundësi do të largohet nga Liverpool që në janar. Marrëdhënia e tij me klubin dhe trajnerin Arne Slot duket se është copëtuar plotësisht.
Ndërkohë që kanë dalë në skenë emrat e ekipeve që kërkojnë shërbimet e egjiptianit. Barcelona dhe Real Madrid janë dy prej tyre, me këta të fundit në “pole position”.
Madje, Kylian Mbappe ka nisur të bëjë “shkuesin” në një farë mënyrë. Sulmuesi francez i ka bërë “like” në rrjetet sociale Salah, duke i dhënë një “sms”, ndoshta për një kalim në Madrid.
Poll

