Toni Kross është shumë pranë rikthimit te Real Madridi, pas dy vitesh që prej se njoftoi largimin dhe fundin e karriesës si futbollist profesionist.
Bëhet fjalë për një pozicion të rëndësishëm në klub, të cilin ia ka propozuar vetë presidenti Florentino Perez i cili kërkon me çdo kusht ta bëjë gjermanin pjesë të strukturës drejtuesve, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.
Media në Spanjë, AS, shkruan se Kross mund të angazhohet si drejtor sportiv për të mbuluar lëvizjet e ardhshme të merkatos së verës, por ende nuk zbulohet se si do të ndodhë ky "ribashkim" mes tyre dhe në ç'periudhë do të finalizohet kjo marrëveshje.
Marrëdhënia mes ish-mesfushorit dhe Perez është e shkëlqyer, ndaj dhe nuk pritet të ketë shumë vend për bisedim pasi dëshira e 36-vjeçarit për të shtrirë ndikimin e tij nga një tjetër rol është e dukshme.
