Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Florentino Perez i propozoi një vend në strukturat drejtuese të Realit, Kroos befason me përgjigjen: Nuk di asgjë!

Shkruar nga NEWSPORT
Florentino Perez i propozoi një vend në strukturat drejtuese të
Toni Kroos, Florentino Perez & Eden Hazard/ ©Marca

Real Madrid do të përgatitet për ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm, që do të prekin jo vetëm lojtarët në fushë, por edhe strukturat brenda klubit, përpos stafit teknik, përfshi këtu dhe trajnerin. 

Prej ditësh u përfol për një plan të presidentit Florentino Perez për të afruar ish-mesfushorin Toni Kroos, i cili mbetet një pikë e madhe referimi dhe një figurë tejet e respektuar nga drejtuesit dhe tifozët.

Plani konsistonte në një rol kyç që ai do të merrte në strukturë, pasi Perez beson se përvoja e tij me "Los Blancos" si lojtar është mjaftueshëm për të dhënë një tjetër kontribut përtej fushave.

Megjithatë, në deklaratat e fundit të bëra nga gjermani, duket se çdo gjë mbetet në kuadër të thashethemit, pasi 36-vjeçari nuk është në dijeni të një lëvizje të tillë. 

"S'mund të them diçka për këtë pasi unë nuk di asgjë", ka qenë përgjigjia e shkurtër e Kross. 

Pavarësisht fjalëve të tij, lidhja mes palëve është e kuptueshme dhe një rikthim në vendin ku bëri historinë do të ndodhë, herët ose vonë. 

Poll

Lexo gjithashtu