Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Nga lotët te “teoria” e largimit, Barcelona nuk humb kohë dhe merr vendimin për Hansi Flick

Shkruar nga NEWSPORT
Nga lotët te “teoria” e largimit, Barcelona nuk humb kohë
Hansi Flick

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka dhënë sinjale pozitive sa i takon qëndrimit në periudhë më afatgjatë tek ekipi. Gjë e cila nënkupton drejtimin e skuadrës nga ana e tij, përtej kontratës aktuale që skadon në vitin 2027.

Sipas medias spanjolle “Barca Universal” klubi katalanas e ka kontaktuar zyrtarisht trajnerin gjerman për t’i propozuar një zgjatje deri në vitin 2028. Fillimisht, Flick kishte parashikuar të largohej pas përfundimit të marrëveshjes aktuale.

Megjithatë, interesimi i klubit e ka bërë atë që të jetë i hapur për një rinovim të kontratës.Trajneri 60-vjeçar mbetet i qetë dhe pa nxitim për një vendim përfundimtar. Ai shprehet i kënaqur me jetën profesionale dhe personale.

Marrëdhëniet e mira me presidentin Laporta dhe drejtorin sportiv Deco e forcojnë mundësinë e qëndrimit të tij në Barcelonë. Rikujtojmë se Hansi Flick u bë pjesë e klubit katalanas, në 1 korrik të vitit 2024. 

Poll

Lexo gjithashtu