Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Fituan me vuajtje ndaj Leganes, Hansi Flick: Goditja e Martinez ishte e pabesueshme, nuk më intereson Reali

Shkruar nga NEWSPORT
Fituan me vuajtje ndaj Leganes, Hansi Flick: Goditja e Martinez ishte e
Hansi Flick

Barcelona ka marë një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në kampionat. Katalanasit me shumë vuajtje ia dolën të merrnin 3 pikët ndaj Leganes, teksa i mposhtën me rezultatin 1-0.

Heroi i kësaj sfide për Barçës padiksutim ishte Raphinha, i cili pas një krosimi në zonë “detyroi” një nga mbrojtësit kundërshtarë, Saenz që të devijonte topin drejt portës, duke shënuar kështu një autogol, i cili do t’u mjaftonte katalanasve për të marrë 3 pikët.

Hansi Flick ka folur pas kësaj sfide, ku ka theksuar se momenti më i mirë i ndeshjes, nuk ishte kur u shënua goli.

“Për mua, momenti më i mirë kundër Leganes nuk ishte goli, por goditja e Inigo Martinez në minutën e fundit. Ishte e pabesueshme.

Mbrojtja është pjesë e futbollit. Një tjetër portë e pastër na ndihmon shumë. Të gjithë e bëjnë mirë punën e tyre, është perfekte

Nuk më intereson Real Madridi. Ne fokusohemi vetëm te vetja, te rikuperimi. Unë gjithmonë u them lojtarëve të mi këtë. Fjala ime më e përdorur: rikuperim”, ka deklaruar gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga