
Barcelona mori një fitore spektakolare ndaj Valencias në “Estadi Johan Cruyff”. Të besuarit e Hansi Flick triumfuan 6-0 ndja kundërshtarëve të tyre, duke regjistruar një fitore të thellë për të koleksionuar kështu edhe 3 pikët.
Por katalanasit kanë shkruar historinë e La Liga. Kjo pasi 2 futbollistët e aktivizuar nga stoli kanë arritur të shënoojnë dopieta në të njëjtën sfidë. Kështu Raphinha dhe Robert Leëandoëski u futun nga stoli dhe arritën të shënonin nga 2 gola, ndërsa 2 gola të tjerë u shënuan nga Fermin Lopes. Ky i fundit e kishte nisur sfidën si titullarë.
Kështu Barça vendos rekord, pasi ndodh shumë rrallë që 2 futbollistë të vijnë nga stolid he të shënojnë dopietë në të njëjtën sfidë. Kujtojmë se pas kësaj fitoreje, Barcelona shkon në kuotën e 10 pikëve, 2 më pak se Real Madrid që kryeson.
1 - Two Barcelona players (Raphinha and Robert Lewandowski) have scored a brace coming off the bench in a @LaLigaEN match for the first time in the 21st century.
— OptaJose (@OptaJose) September 14, 2025
Reactive. pic.twitter.com/ODN1NjsG06