
Athletico Bilbao ka triumfuar ndaj Mallorcas mbrëmjen e djeshme, me ekipin nga Bilbao që fitoi kështu edhe Kupën e Mbretit. Gjithçka ishte e barabartë 1-1 pas 90-të minutash, teksa fituesi u vendos pas gjuajtes së penalltive.
Lojtarët e Athletico Bilbaos ishin më të saktë dhe në këtë mënyrë festuan pas 40 vitesh trofeun e Kupës së Mbretit. Pas kësaj sfide trajneri, Enrique Valverde ishte shumë i lumtur, madje e konsideroi i trofeun më të rëndësishëm në karrierën e tij.
“Kjo është e pabesueshme, për mua është trofeu më i veçantë që kam fituar në jetën time, nuk ka të krahasuar. Ne ishim të vetëdijshëm për rëndësinë që kjo sfidë kishte për ne, për tifozët mbi të gjitha. Lexova shumë përpara finales, që në ishim favoritë, që Mallorca po vuan, por unë kurrë nuk mendova
Mallorca është një skuadër shumë e fortë dhe fusha e konfirmoi, ata gjetën golin, na vendosën në presion, e madje u surprizova te penalltitë sepse i kisha studiuar shumë. Si ne, por edhe Mallorca kishim mundësit për ta fituar ndeshjen përpara penalltive. Agirrezabala? Ka qenë një nga protagonistët e vërtet, duke ndalur penalltinë vendimtare ndaj Morlanes. Ne jemi me fat që kemi Unai Simon dhe Julen Agirrezabala. Atij i është dashur të luajë ndeshje shumë të komplikuara këtë sezon, jo vetëm këtë, që ishte një finale, por për shembull kundër Barçës ose dy gjysmëfinalet kundër Atleticos. Jemi me fat që e kemi” , theksoi Valverde.