
Dani Olmo
Afati për regjistrimin e Dani Olmo ka përfunduar më 1 janar dhe Barcelona nuk ia doli do të zgjidhte këtë “çështje”. Gjithsesi te katalanasit ka ende shprese se në ditët në vazhdim të zgjidhin përfundimisht këtë situatë.
Kështu sipas mediave spanjolle bëhet me dije se Barça është e gatshme të heqë dorë nga një mbrojtës për të regjistruar Dani Olmon. Lojtari që do të “sakrifikohet” është Eric Garcia, për të cilin duket se ka interes nga Girona.
Mbrojtësi këtë sezon me fanellën e blaugranave ia ka dalë të luajë në 13 ndeshje, ku 5 prej tyre ka mundur t’i nisë nga minuta e parë. Për shërbimet e tij, drejtuesit e Barçës duan 10 milionë euro dhe më pas të regjistrojnë Olmon.
Poll