Endrick
Klubi anglez ka shfaqur interes për një huazim të mundshëm për sulmuesin brazilian, Endrick de Sousa. Chelsea është i përqëndruar në sulm, ndaj dhe skuadra nuk po i “shqitet” kërkesës për 19-vjeçarin i cili i përket aktualisht Real Madrid.
Nga ana tjetër për 9-tën e klubit spanjoll, skuadra e Enzo Marescas nuk është e vetmja e cila e do, pasi paralelisht edhe ekipi francëz, Lyon i është vënë nga pas sulmuesit brazilian për ta marrë atë pranë vetes.
Këta të fundit mbeten në “pole position”, për shkak se para disa ditësh, trajneri i francezëve Paulo Fonseca ka telefonuar personalisht brazilian. Megjithatë, pritet të shihet se ç’do të ndodhë në vijim.
Poll
