Lamine Yamal dhe Nico Williams
Disi në mënyrë të papritur, Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Nico Williams. Pasi ka siguruar Alexander-Arnold dhe Dean Huijsen, tashmë “Los Blancos” duan një sulmues.
Sipas “Marca”, madrilenët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 58 milionë eurosh, për të siguruar shërbimet e spanjollit. Tashmë gjithçka mbetet në dorë të 22-vjeçarit, pasi bisedimet mes Athletic Bilbao dhe Real Madrid kanë nisur.
Kujtojmë se Williams është një dëshirë e madhe e Barcelonës, të cilët duan të krijojnë dyshen e kombëtares së Spanjës, bashkë me Yamal. Megjithatë, duket se tashmë gara është bërë tepër e fortë.