
Rodrigo De Paul, Leo Messi, Nicolas Tagliafico, Paulo Dybala dhe Leandro Paredes
Real Madrid po mendon që tani edhe për merkaton e verës. Disi në mënyrë të papritur, “Los Blancos” kanë shënjestruar një lojtar që nuk pritej. Nicolas Tagliafico është tashmë në “radarët” e klubit spanjoll.
Këta të fundit duan përforcime në krahun e majtë të mbrojtjes dhe e shohin shokun e Leo Messit te Argjentina si të duhurin. Tagliafico do të ishte një okazion për Realin, pasi në fund të sezonit i përfundon kontrata me Lyon.

Leo Messi dhe Nicolas Tagliafico
32 vjeçari ka mundësinë e artë për të luajtur me një nga klubet elitare të botës, në një moment të karrierës ku për hir të së vërtetës nuk po shkëlqen. Në 14 ndeshje këtë sezon me Lyon, mbrojtësi ka shënuar 1 gol.
Poll