Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E PAPRITUR/ Real Madrid e gjen “9"-shin brenda ekipit, i beson numrin e rëndësishëm talentit të sulmit

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Real Madrid e gjen “9"-shin brenda ekipit, i beson numrin
Gonzalo Garcia

Gonzalo Garcia do të jetë numri 9 i ri i Real Madrid. Sipas “Onda Cero” dhe Fabrizio Romano, sulmuesi 21-vjeçar nga Spanja do të marrë numrin e rëndësishëm tek “Los Blancos”.

Ky vendim vjen pasi Kylian Mbappe do ta lëshojë numrin 9, për atë 10, pas largimit të Luka Modric. Mesa duket, Xabi Alonso është bindur nga aftësitë e Gonzalo Garcia, ku në dakordësi me klubin kanë vendosur t’i japin numrin 9.

Kujtojmë se 21-vjeçari ra në sy me paraqitjet e tij në Botërorin e Klubeve. Në 6 ndeshje që mori pjesë, Gonzalo Garcia ia doli që të shënonte 4 gola dhe të asistonte në 1 tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga