Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E PAPRITUR/ Anulohet ndeshja Villarreal – Barcelona në Miami, zbulohet ARSYEJA

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Anulohet ndeshja Villarreal – Barcelona në Miami,
Villarreal - Barcelona

Ndeshja Villarreal -  Barcelona për momentin është anuluar. I papritur është ky lajm, pasi siç dihet marrëveshja mes palëve është arritur prej muajsh që kjo sfidë të zhvillohet për herë të parë në historinë e La Liga jashtë Spanjës, në Miami.

Por tashmë duket se organizatorët nuk janë ende gati të mirëpresin këtë përballje. Kjo pasi nuk ka kohë mjaftueshëm për ta bërë diçka të tillë. siç dihet ishte parashikuar që kjo sfidë të zhvillohet në Miami në stadiumin “Hard Rock Stadium”, me 20 dhjetor.

“Duke pasur parasysh pasigurinë aktuale në Spanjë, nuk ka kohë të mjaftueshme për të realizuar në mënyrë të duhur një ngjarje të këtij shkalle. Do të ishte gjithashtu e papërgjegjshme të fillohej shitja e biletave pa një ndeshje të konfirmuar”, shkruhet në njoftim.

Tashmë kjo sfidë vazhdon të jetë pezull dhe mbetet të shihet në ditët në vazhdim se çfarë do të ndodhë me këtë përballje dhe ku do të zhvillohet kjo sfidë. Siç dihet fakti që kjo sfidë ishte parashikaur të zhvillohet në Miami ngjalli shumë reagime të ashpra nga ekipet e tjera tëLa Liga-s, të cilat nuk ishin dakort me këtë vendim.

Poll

Lexo gjithashtu