Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E KRYER/ Real Madrid cakton datën, ja kur do të zyrtarizohet Kylian Mbappe

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Real Madrid cakton datën, ja kur do të zyrtarizohet Kylian
Kylian Mbappe, Real Madrid

Pas dy viteve të gjata e të stërmundimshme, më në fund i vjen fundi sagës së gjatë të Kylian Mbappe. Sulmuesi francez u largua zyrtarisht nga PSG, lajm të cilin e konfirmoi vetë në faqen e tij zyrtare ku komunikoi largimin nga klubi.

Tashmë, ajo që mbetet për t’u bërë është zyrtarizimi në klubin e ri dhe në Spanjë e bëjnë fakt të kryer marrëvshjen e tij me Real Madrid. Të gjithë këtë presin, s’ka surpriza dhe Mbappe do të zyrtarizohet nga vetë klubi spanjoll menjëherë pas përfundimit të finales së Champions League më 1 qershor.

Mediet pranë klubit mbretëror, Relevo, Marca, El Fichajes, El Chiringuito, të gjithë thonë njëzëri se mes datës 3 dhe 9 qershor do të jetë dita kur Kylian Mbappe do të prezantohet si futbollisti më i ri i 'Los Blancos' përpara tifozëve në 'Santiago Bernabeu'.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga