Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E bujshme nga Barcelona, katalanasit gati të rikthejnë trajnerin spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme nga Barcelona, katalanasit gati të rikthejnë trajnerin
Ernesto Valverde (m) & Luis Enrique (d)

Në fund të sezonit Barcelonës do t’i duhet të gjejnë një zëvendësues për Xavin. Ky i fundit e ka deklaruar që të në fund të sezonit do largohet nga katalanasit dhe presidenti Joan Laporta është vënë në lëvizje për të gjetur një emër të madh dhe cilësor.

Sipas mediave spanjolle, Laporta në ditët në vijim pritet të kontaktojë Ernesto Valverden. Ish-trajneri katalanas i cili ishte në atë rol gjatë viteve 2017-2020, është kthyer në një objektiv serioz për Barcelonën, me këta të fundit që e shohin si idealin për pankinën e tyre.

Tekniku spanjoll është pjesë e Athletic Bilbaos që prej 2022-shit dhe kontrata i përfundon në fund të sezonit. Me shumë mundësi 60-vjeçari nuk do të rinovojë, gjë që e bën më të lehtë futjen në bisedime me klubin katalanas.

Pritet të shihet në se Barcelona do ia dalë ta konkretizojë këtë lëvizje, me Valverden që vështirë të refuzonte një rikthim te Barcelona, klub në të cilin ka luajtur në kohën kur ishte futbollist.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga