
Pas dëmtimit të Marc-Andre ter Stegen është hapur debati nëse Barcelona duhet të përforcojë portën, ku ka vetëm një portier nga skuadra e parë, Iñaki Peña dhe pjesa tjetër janë nga rezervistë apo të akademisë.
Katalanasit mund të afrojnë lojtarë të lirë vetëm pas heqjes së gjermanit nga lista e federuar dhe një nga emrat që i përshtatet kësaj kërkese është Keylor Navas. Siç raporton Mundo Deportivo, gardiani 37-vjeçar është i gatshëm të dëgjojë blaugranat dhe do të mirëpriste rikthimin në Spanjë nëse i premtohen minuta.
Navas, i cili fitoi 3 Champions League me Real Madridin, përfundoi kontratën e tij me PSG- në më 30 qershor dhe që atëherë ai është duke u stërvitur çdo ditë në vendin e tij duke pritur për të zgjidhur të ardhmen, e cila është në duart e Jorge Mendes
Pikërisht agjenti portugez mund të ndihmojë në përfundimin e operacionit pasi ka bërë tashmë disa biznese me Barcelonën dhe marrëdhëniet me klubin katalanas e presidentin Laporta janë të shkëlqyera.