
Barcelona arriti mbrëmjen e djeshme një fitore fantastike, teksa triumfuan 7-1 ndaj Valencias. Një triumf që padiksutim ka gëzuar të gjithë katalanasit, pasi spektakli i Barçës ishte i jashtëzakonshëm.
Pas kësaj fitore ka folur për mediat hansi Flick. Timonieri i spanjollëve është shprehur shumë i kënaqur me të tijtë, ndërsa nënvizon se në 30 minutat e para skuadra e tij luajti në perfeksion, duke shnuan plot 4 herë.
“Jam i kënaqur sepse kemi luajtur shumë, veçanërisht në 30 minutat e para. E kemi asfiksuar kundërshtarin. kemi shënuar tri, katër në fakt gola shumë të shpejtë dhe mendoj se aty gjithçka ka përfunduar. Ndaj nëse duhet bërë analizë, duhet të ndalemi në 30 minutat e para. Më pas mendoj se është e tepërt të komentohet taktikisht apo teknikisht.
Kishim dhënë sinjale pozitive që me Getafen. Atje nuk fituam sepse gabuam vetë. Ndaj Valencias ishte ndryshe. Shpresoj të mbajmë ritmin tashmë”, ka theksuar timonieri i Barçës. Kujtojmë se Flick po shkruan historinë me Barcelonën, pasi në 32 ndeshje nën drejtimin e tij, skuadra ka shënuar 101 gola.