Joan Laporta ka folur më në fund për të ardhmen e Xavi Hernadez. Siç dihet trajneri spanjoll prej muajsh ka njoftuar se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, por kohët e fundit duket se gjërat kanë nisur të marrin një rrjedhë tjetër.
Kreu i blaugranave në një deklaratë të fundit për mediat ka theksuar se ende asgjë nuk ka vendosur përfundimisht. Kjo la të kuptohet se do të tentojë të bindë Xavin për të vijuar bashkëpunimin.
“Gjithçka është e hapur dhe mund të rishikohet. Ne do të merremi me të në fund të sezonit, do të ulemi dhe të diskutojmë me qetësi për të ardhmen. Vitin e kaluar ai na bëri të lumtur dhe duam që të vazhdojmë të kemi produktivitet”, është shprehur Laporta.
Poll