
Barcelona mbrëmjen e djeshme zhvilloi një ndeshje spektakolare ndaj Atletico Madrid. Katalanasit arritën të përmbysnin rezultatin nga 0-2 në 4-2, porn ë fund u barazuan sërish, duke bërë që kjo sfidë të mos nxirrte një fitues.
Aspak i kënaqur me rezultatin është Inigo Martinez. Ky i fundit shprehet pas sfidës se skuadra e tij duhej të kishte fituar 6-2, pasi krijuan shumë raste. Ndër të tjera nënvizon se sfida e kthimit do të jetë mjaft e vështirë, por nëse ekipi bën atë që di më mirë, do të ketë sukses.
“Kur u jep dhurata lojtarëve të Atleticos, ata padyshim shënojnë gola. Ne ishim shumë më superiorë. Mendoj se kjo ndeshje mund të kishte përfunduar 6-2, por përfundoi 4-4. Do të jetë e vështirë të ktheheni në një fushë aq të vështirë sa e tyre, por nëse i bëjmë gjërat ashtu siç dimë, do të kemi sukses.
Kemi bërë dy gabime në fund dhe dy në fillim. Gjithçka dukej mirë, por ne pamë që ky ekip duhet të jetë i fokusuar gjatë gjithë ndeshjes”, ka përfunduar mbrojtësi.