
Nico Williams është një nga objektivat e Barcelonës në këtë merkato. Sulmuesi pëlqehet nga drejtuesit katalanas, të cilët do të tentojnë transferimin e tij.
21-vjeçari me Athletico Bilbaon ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar edhe 17 asiste në këtë sezon të La Liga. Paraqitjet e tij kanë marrë vëmendjen e Barçës. Për katalanasit nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Në lidhje me të ardhmen e tij ka folur vetë spanjolli. Ky i fundit ka theksuar se nukl do të komentojë asgjë që flitet në media, pasi aktualisht është i fokusuar me Kombëtaren në Euro 2024.
“Nuk preferoj të komentoj atë që publikohet në media. E di që emri im përmendet shumë, por unë jam i fokusuar te Europiani. E di që me prezencat e mia në fushë mund të bëhem idhulli i shumë të rinjve dhe jam i fokusuar vetëm te kombëtarja për momentin”, u shpreh Williams.