Qendërmbrojtësi Le Normand i Atletico Madrid ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë takimit të fundit në La Liga. Spanjolli është dëmtuar në minutat e fundit gjatë derbit madrilen në një pjesë të trurit.
Kjo ka ndodhur pas përplasjes kokë më kokë me francezin Aurelien Tchouameni. Goditja u vu re që ishte e rëndë që në fillim. Sipas specialitëve, lojtari në fjalë ka pësuar një traum në tru të quajtur TBI. Ky lloji diagnostifikimi shikohet kur gjaku mblidhet midis kokës dhe kafkës pas një traume të pësuar.
Spanjolli ndërkombëtar që aktivizohet me “La Roja” dhe një pikë strategjike në mbrojtjen e Atleticos nuk dihet sa do të mungojë jashtë fushave të blerta dhe rrezikon jo pak ta mbyllë që tani këtë sezon.
Klubi pritet të dalë në një komunikatë zyrtare në ditët në vijim pasi të jetë konsultuar me mjekët specialistë për këto raste dhe të japë më shumë detaje rreth gjendjes së lojtarit.