Jules Konde gjatë merkatos së janarit ishte në listën e dëshirave të Chelsea për sezonin e ri. Interesimi i vazhdueshëm i anglezve, duket se ka “zgjuar” drejtuesit e Barçës.
Kjo pasi këto të fundit kanë nisur të punojmë intensivisht për rinovimin. Sipas “Diario Sport” bëhet me dije se francezi ështënë planet e Hansi Flick për sezonin e ri.kështu drejtuesit nuk duan të rrezikojnë më shumë dhe po planifikojnë të zgjasin kontratën me 26-vjeçarin.
Kontrata aktuale e palëve përfundon në qershor të 2027 dhe rinovimi pritet të bëhet edhe për disa sezone të tjera. Sigurisht do të ketë edhe përmirësim të ndjeshëm të pagës së tij. Kujtojmë se këtë sezon Kounde ka luajtur në 21 ndeshje me Barcelonën në të gjitha garat ku katalanasit kanë marrë pjesë.