Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Champions apo Topi i Artë? Do zgjidhja të parën”, Mbappe: Ronaldo dhe Zidane idhujt e mi

Shkruar nga NEWSPORT
“Champions apo Topi i Artë? Do zgjidhja të parën”,
Kylian Mbappe

Verën e vitit të kaluar, Kylian Mbappe realizoi një ëndërr të tijën, duke u transferuar tek Real Madrid. Sulmuesi francez është aq i dashuruar me skuadrën e tij, saqë vendos objektivat e tyre përpara atyre personale. Në një intervistë për mediat spanjolle, Mbappe e ka shprehur hapur këtë.

“Champions League apo Topi i Artë? Të fitosh Ligën e Kampionëve me klubin më të mirë në botë është të bësh histori. Topi i Artë është një nder individual, unë zgjedh Champions League.

Momenti më i mirë në Bernabeu? Unë jam adhurues i herës së parë, dhe do të zgjedh golin e parë. Edhe tripleta ndaj Cityt, njerëzit i duan netët e Champions League.

Çdo ditë jetoj një ëndërr për të luajtur këtu. Zidane ishte idhulli im, e nisa falë tij. Ky klub ka një atmosferë që të tjerët nuk e kanë. Që kur erdhi Cristiano Ronaldo, kam ndjekur çdo ndeshje, edhe ai është idhulli im. E pata ëndërr të luaja këtu dhe tashmë është realitet.”, tha Mbappe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga