Aspiratat për të kapur majat mesa duket e mbajnë gjallë “shpirtin luftarak” të Vinicius Junior. Pasi ky fundit i ka lënë pa fjalë drejtuesit e Real Madrid, kur kërkoi që të nënshkruante kontratën më të madhe në të gjithë historinë e tij.
Braziliani Junior u bashkua me “të bardhët” në vitin 2018, në një marrëveshje me vlerë 46 milionë euro. Marrëveshja e cila i skadon në vitin 2027, përfshin një pagë 17.5 milion funte në vit. Një shumë kjo e cila nuk i “mbush” syrin kampit të brazilianit, pasi i ka drejtuar klubit kërkesën për një pagë prej 26 milionë funte në vit. Shifër e cila është e njëjta me pagën që Cristiano Ronaldo kishte në kontratën e tij të fundit në Bernabeu.
Edhe pse ishte në fazën e diskutimeve, pas refuzimit që bëri klubi i Real Madrid, negociatat u ndalën. Sipas “The Athletic”, braziliani nuk do të firmosë asgjë sa të jetë, tekniku Xabi Alonso në detyrë.
Vlen të theksohet se në sezonin aktual, 25-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe ka dhënë 4 asistime.
