Marrëveshje dhe negociata është situata në të cilën ndodhet Bayern Munich. Ekipi i është drejtuar kësaj herë Barcelonës për mesfushorin, Dani Olmo.
Klubi gjerman e sheh Olmon si pasuesin ideal të Thomas Muller në rolin e mesfushorit ofensiv ndërsa nga ana tjetër për Barcelonën është një “OK” e pasforcuar sa i takon bisedimeve që lidhen me 27-vjeçarin.
Kampionët rekord të Gjermanisë kanë paraqitur tashmë një ofertë transferimi prej 75 milionë eurosh tek klubi katalanas. Ofertë, e cila do ta bënte Olmon blerjen e tretë më të shtrenjtë në historinë e klubit gjerman.
Rikujtojmë se nëse flasim për shifrat e majme, 2 blerjet e tjera aspak modeste kanë qenë Harry Kane për 95 milionë euro dhe Lucas Hernandez për 80 milionë euro.
