Barcelona ka nisur shitjen e biletave për duelin e LaLiga-s kundër Real Madridit, që do të zhvillohet në fillim të majit 2026. Kjo një përballje e cila do të luhet në stadiumin "Santiago Bernabeu" që mund të jetë vendimtare për kampionatin, sepse pas saj do të mbeten vetëm 3 ndeshje deri në përfundim të sezonit.
Edhe pse mungon ende një detaj shumë i rëndësishëm sa i takon organzimit të ndeshjes, pasi nuk ka një datë zyrtare kur do luhet sfida. Lojë e cila lëkundet mes dy datave 9 që u përkon të shtunën ose 10 maj e diela. Megjithatë klubi katalanas nuk ka humbur kohë dhe njoftoi çmimin e biletave VIP, të cilat kanë një çmim të lartë prej 4.000 euro secila.
Ky është katërfish i çmimit normal për këtë kategori, duke u krahasuar me ndeshje të tjera të rëndësishme, si përballja me Oviedon ku bileta vlen 1.000 euro ose ndeshja e Champions në përballjen ndaj Copenhagen e cila ka një çmim prej 1.150 euro.
Biletat VIP ofrojnë vende pranë lojtarëve dhe bankinës së ekipit, si dhe akses në sallën VIP të stadiumit. Ky lloj biletash është menduar për ata që kërkojnë një eksperiencë luksoze dhe ekskluzive, duke kombinuar shikimin nga vendet më të mira në stadium me shërbime të veçanta.
